Kompanitë ajrore po i mashtrojnë kosovarët me të madhe

Diesen Blog-Beitrag finden Sie zusätzlich hier auf Deutsch.

Vazhdimisht, cancelled.ch merr anulime të përjavshme lidhur me linjat ajrore që në fakt dhe vërtetë nuk ekzistojnë. Ky është tashmë një rrjet i njohur mashtrimesh. «Kompanitë ajrore» në fjalë nuk kanë aeroplanë dhe kurrë nuk planifikojnë të bëjnë ndonjë fluturim, prandaj, pa përjashtim, të gjitha fluturimet anulohen.

Por kjo nuk i pengon ato që edhe më tutje të shesin bileta për fluturime fiktive. Vlerësohet të jenë në Zvicër qindra viktima të mashtrimit. Zyra Federale e Policisë dhe shumë prokurorë kantonalë tani më e dijnë dhe marrin lajmërime dhe kallëzime të shumta.

Kompanitë ajrore, për të cilat shumë diskutohet në internet, quhen, për shembull:

  • Germany Airlines
  • Germani Airways
  • Aeroprishtina
  • Adria Fly
  • Prishtina Airlines

Lista nuk përfundon me këto. Ne vazhdimisht po marrim emra të rinj të kompanive ajrore jo-ekzistuese. Duket se sa herë që një nga këto «kompani ajrore» tregëton, menjëherë shfaqet një e re. Për shembull, pronari i Germany Airlines, respektivisht Germani Airways, tani më është në burg hetues.

Kompanitë e tilla ajrore kryesisht janë në Prishtinë (ose këtu). Sipas njohurive tona shumica e viktimave janë shqiptarë të Kosovës. cancelled.ch në rast të mashtrimeve të tilla nuk mund ta marr përsipër kompensim apo kthimin e pagesës. Viktimat këshillohen të bëjnë kallëzim penal.

cancelled.ch rekomandon që fluturimet të rezervohen në platforma serioze (p.sh. momondo.ch) ose direkt në faqet e internetit të linjave ajrore të mirënjohura (p.sh. flyedelweiss.com – me fluturime direkte në Kosovë).

Ai që nuk është i sigurt lidhur me ndonjë kompani fluturimesh, më së miri do të ishte që paraprakisht ta vërtetojë nëse ajo kompani vërtetë ekziston apo jo (kompani fluturimi me leje zvicërane operimi).

Të dhëna më të shumta lidhur me këtë temë mund të gjeni në:

 

Quelle Beitragsbild: Visitenkarte Foto erstellt von nuchylee – de.freepik.com